Hysaj: Nëse luajmë si ndaj Polonisë, do marrim rezultat të mirë ndaj Moldavisë
Kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj foli sot në konferencën për shtypi në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë. Mbrojtësi shkodran deklaroi se nëse do të luajnë si ndaj Polonisë, rezultati do të jetë pozitiv.
“Moldavia ka një skuadër të mirë, ata kanë treguar se kanë kualitet. Nuk duhet të nxitohemi, ndeshja zgjat 90 minuta. Të jemi të qetë në fushë, të bëjmë gjërat që kemi përgatitur.
E di që jam më mirë djathtas, e kam më të thjeshtë të luaj me këmbën e djathtë. Më ka ecur mirë edhe majta, mund ta bëj, pasi ashtu do trajneri. Por ndihem më mirë djathtas.
Çfarë ka ndryshuar në mentalitet? Nuk ka ndeshje të lehta. E kemi pësuar, e dinë të gjithë se nuk ka ndeshje të lehta. Duhet të jemi të përqendruar. Të futemi në fushë me bindjen që jemi lojtarë të mirë dhe që mund të luajmë bukur. Të mos ndikohemi nga nxitimi për të fituar.
Pritshmëritë janë të larta, edhe unë dua të kualifikohemi dhe të shkojmë në Euro 2024. Jemi një skuadër kompakte, jemi një grup i fortë. Nëse luajmë si ndaj Polonisë, unë mendoj se do të kemi rezultat të mirë ndaj Moldavisë.
Trajneri? Po e kuptojmë më shumë, me kalimin e kohës po mësojmë stilin dhe taktikat që kërkon trajneri”, deklaroi Hysaj në konferencë.