Hysaj pas fitores ndaj Serbisë: Një fitore që do të mbahet mend gjatë, dhamë gjithçka në fushë

Kapiteni dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka folur për Tv Klan pas fitores historike të kuqezinjve ndaj Serbisë me rezultatin minimal 0–1, duke e cilësuar këtë ndeshje si një nga më të rëndësishmet e karrierës së tij me fanellën kuqezi.

“Është një fitore që do të mbahet mend gjatë. Dhamë gjithçka në fushë, luftuam deri në minutën e fundit dhe treguam se kjo skuadër ka karakter dhe zemër të madhe. Jam krenar për djemtë dhe për gjithë Shqipërinë,”  tha Hysaj.

Mbrojtësi i Lazio-s shtoi se skuadra kishte ardhur e përgatitur për një ndeshje të fortë dhe se motivimi për të fituar ishte i jashtëzakonshëm: “E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por besuam deri në fund. Kur luan për flamurin, forca të vjen vetvetiu. Sot ia dolëm për veten, për tifozët dhe për çdo shqiptar.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Hysaj, që barazoi rekordin e Lorik Canës me 93 ndeshje me Kombëtaren, e mbylli deklaratën me një mesazh emocionues: “Kjo fitore është për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Kjo është Shqipëria, bashkë, e fortë dhe me zemër të madhe.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?