Hysaj qëndron te Napoli edhe në janar, Gattuso s’ka alternativa

Elseid Hysaj nuk do të largohet nga skuadra e Napolit gjatë janarit. Mbrojtësi shqiptar dhe menaxheri i tij Giuffredi gjatë merkatos së verës u shprehën se kishte ardhur momenti për të ndryshuar ambient, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë këtë muaj. .

Problemet në mbrojtje kanë bërë që Gattuso t’i besojë më shumë shkodranit. Ghulam nuk luan prej muajsh dhe nuk është grumbulluar as për ndeshjen me Interin. Drejtori sportiv Giuntoli synon t’i gjejë një destinacion të ri algjerianit, me shumë mundësi në Francë, ku do të merrte minutat e nevojshme në këmbë.

Malcuit është në fazën riaftësimi për shkak të një dëmtimi, ndaj alternativat në prapavijë kanë shteruar. Kjo është arsyeja pse klubi napolitan ka vendosur të mos e shesë shqiptarin.

SHKARKO APP