I 13-ti në renditjen e “Topit të Artë”, Harry Kanë gati të marrë vendimin befasues

Pavarësisht një sezoni fantastik me Bayern Munich, ku fitoi Bundesligën dhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit, Harry Kane është renditur vetëm në vendin e 13-të në klasifikimin e Topit të Artë 2025.
Një rezultat që ka zhgënjyer tifozët bavarezë dhe që për sulmuesin anglez është kthyer në një “mallkim” personal: në shtatë edicionet e fundit të çmimit prestigjioz, ai nuk ka shkuar kurrë më lart se vendi i dhjetë.
Sipas të përditshmes gjermane Bild, e ardhmja e Kane mund të rezervojë një tjetër skenar surprizë: një rikthim në Premier League. Në kontratën e tij ekziston një klauzolë largimi, që mund të aktivizohet pas përfundimit të sezonit të tretë, pra nga 1 korriku 2027.
Aktualisht, 32-vjeçari ka shënuar 98 gola në 103 ndeshje me Bayern-in, duke fituar titullin e parë të rëndësishëm të karrierës në nivel klubesh, Bundesligën. Në fillim të këtij sezoni, ai shtoi në palmares edhe Superkupën e Gjermanisë.
KOHA JONË SONDAZH

