I dha fitoren Romës, Kumbulla: Golin ja dedikoj skuadrës!

Marash Kumbulla debutoi në mënyrën më të mirë në Europa League duke i dhënë fitore Romës 2-1 ndaj Young Boys, me një gol me kokë. Duke folur pas ndeshjes për “Sky Sport” mbrojtësi i Kombëtares sonë tregoiemocionet e tij.

“Një debutim i pabesueshëm, por më të bukur e bëri fitorja. Jam shumë i kënaqur që shënova dhe i dhashë ekipit tre pikët sot. Kundërshtari na bëri presing lart dhe na vuri në vështirësi në organizimin e lojës, por në pjesën e dytë ndryshuam dhe krijuam shumë më tepër. Besoj se e merituam plotësisht fitoren.

Përshtatja e shpejt te Roma? Kjo falë trajnerit, stafit të tij e të gjithë skuadrës, që më kanë pritur mjaft mirë në dhomat e zhveshjes dhe më kanë bërë pjesë të lojës së ekipit. Golin e sotëm ia dedikoj skuadrës”, deklaroi Kumbulla për mediat italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?