I jashtëzakonshëm në fushë, Leo Messi: Gëzoj instiktin e një kumarxhiu (Foto)
I kapur duke luajtur në kazino pak kohë më parë, Lionel Messi beson se i tillë është “instikti i kumarit” që e bën atë një lojtar edhe më të shkëlqyer në radhët e Barcelonës. Lojtari i kombëtares së Argjentinës është fotografuar dy herë gjatë muajit të kaluar, duke lënë një kazino me ish-shokun e tij të ekipit tek Barcelona, Cesc Fabregas. Por Messi,i cili ka qenë në formë gjatë dy muajve të fundit ka ndihmuar Barcelonën të lërë pas rivalët në të gjitha kompeticionet deri tani. Ai ironikisht e krahason talentin tij me atë të një lojtari që ka një top në këmbë dhe luan poker. – “Ka njerëz që më sugjerojnë se mënyra ime e të luajturit është instiktive,” – thekson katër herë fituesi i Topit të Artë. – “Nuk di ndonjë rast, por është e vërtetë se kam instinktet e një lojtari kumari,” – shton Leo Messi. – “Në fushë gjithnjë shoh të bëj më të mirën dhe të marr vendimet më të mira, ose më mirë përpiqem të kuptoj që kundërshtari të mos dijë se ç’do të bëj unë me topin. Kur këmbët e mia prekin mbi barin e fushës, ndihem gjithnjë i sigurtë me veten. E përdor presionin e madh për t’u përmirësuar vazhdimisht dhe kjo më ndihmon të jem edhe më perfekt.” I kapur edhe në Londër, duke luajtur kazino, Messi shtoi: – “Nuk vuaj nga pretendimet e medieve mbi jetën time private.” Barcelona aktualisht është ngjitur në krye të kampionatit spanjoll, një pikë para Realit të Madridit. Në mesjavën e ardhshme, katalanasit do të presin Manchester City, ndej të cilit fituan ndeshjen e parë 2-1, me shanse më të mëdha për të kaluar në çerekfinale të Champions League. Messi, ndonëse është raportuar për probleme që ka pasur me trajnerin Luis Enrique, thekson se kurrë nuk ka pasur ndonjë debat me të qoftë edhe jashtë fushës. – “Futbolli është një lojë, por unë pëlqej që ta luaj atë sa më natyralisht. Kurrë nuk bërtas në dhomat e zhveshjes para se të dalë të luaj. Preferoj të jem i heshtur dhe të mbroj mendimet e mia.” Përballë Cristiano Ronaldos ai do të vihet dy javë më vonë në El Clasico, që do të luhet në Kamp Nou dhe ndeshja ndaj Real Madrid shihet si vendimtare në garë për titull. Megjithatë, Messi nga ana e tij, është i sigurtë se ka instiktin e një kumarxhiu dhe mund të bëj çudira në fushë.
A.M/ Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

