I kanë mbetur edhe pak ditë jetë, Sunderlandi i plotëson dëshirën vogëlushit

Bradley, tifoz i Sunderland, është vetëm 5-së vjeç por i ka mbetur edhe disa javë jetë.

Vogëlushi është diagnostikuar me kancer dhe sipas mjekëve atij nuk i mbetet edhe shumë kohë për të jetuar.

Ëndrra e vogëlushit ishte që të bëhej futbollist, si dhe të takonte nga afër lojtarët e skuadrës së zemrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sunderland pa ndonjë mëdyshje ia ka plotësuar dëshirën 5-së vjeçarit fatkeq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrëmë, para takimit me Chelsea, vogëlushi është stërvitur me idhujt e tij.

Më pas ai ka pozuar me tgjithë lojtarët, edhe me atë të Chlesea.

Si përfundim sfidoi edhe portierin, që nuk e pati të vështirë për t’a “mposhtur”.

Publiku i emocionuar është ngritur i gjithi në këmbë dhe duartrokitjet nuk kanë pushuar për një kohë të gjatë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?