I kuq i Ismajlit dhe përmbysje e madhe, Spezia mund Napolin

Spezia mori sot një fitore të madhe në transfertën e Napolit me shifrat 1-2, duke përmbysur, edhe pse me një lojtar më pak. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë, teksa Napoli kaloi para në avantazh me Petagna.

Në minutën e 68-të Spezia fiton një penallti pas një faulli në zonë të Fabian Riuz dhe Nzola e ktheu në gol, duke tundur rrjetën. Në minutën e 77 miqtë marrin një goditje të rëndë.

Shqiptari i vetëm në fushë, Ardian Ismajli, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga fusha e lojës. Por Spezia ishte gjallë dhe vetëm 4 minuta pasi Ismajli doli me karton të kuq, miqtë shënuan golin e përmbysjes së madhe.

Golat e NAPOLI-SPEZIA

Pobega tundi rrjetën pasi sfera ishte përplasur më parë në shtyllë. Duke shënuar një gol mr shumë vlerë për skuadrën e tij, që këtë sezon lufton për mbijetesën. Te Napoli Hysaj dhe Rrahmani e panë gjithë ndeshjen nga stoli.

Serie A, Java 16
Napoli-Spezia 1-2
Shënues:
 Petagna 58’/ Nzola (pen) 68’, Pobega 81’

SHKARKO APP