I mbijetuan tërmetit, Aurelio dhe Alesjo takojnë Ronaldon dhe Buffon

Tërmeti i 26 nëntorit ishte një tragjedi e rëndë për shumë familje në Shqipëri, por Aurelio dhe Alesjo, arritën që duke u hedhur nga ndërtesa të shpëtonin jetën e tyre.

Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka rezervuar një surprizë shumë të bukur për ta, duke i takuar me idhujt që kishin kërkuar, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon.

Në hotelin ku po qëndron Juventusi, para ndeshjes ndaj Lazios, dy legjendat e futbollit kanë takuar dy fëmijët shqiptarë, të cilët janë shfaqur shumë të emocionuar nga kjo surprizë e bukur që vjen pak ditë pas mbrëmjes më të vështirë të jetës së tyre.

Momentet e takimit të dy fëmijëve me lojtarët janë transmetuar live nga ERTV. Në Facebook kryeministri Edi Rama shkruan: “Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime❤?❤”.

/R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP