I publikuan kontratën me vlerë marramendëse, Messi ngre padi ndaj Bartomeut dhe presidentit
Para pak ditësh gazeta spanjolle “El Mundo Deportivo” publikoi për herë të parë kontratën 4 vjeçare mes argjentinasit Lionel Messi dhe Barcelonës për një vlerë të paimagjinueshme. Por në lidhje me këtë ngjajre e cila tronditi botën e futbollit, Messi ka vendosur të ndërmarrë masa ligjore për këtë ngjarje. Ylli argjentinas ka nisur procedurat dhe do të paraqesë kallëzim penal kundër pesë personave, të cilët ai i konsideron të dyshuar për zbulimin e të gjithë dokumentit sekret, që një fakt përbën një krim.
Sipas “Esports Rac1”, bëhet fjalë për Josep Maria Bartomeu (ish-presidenti i Barcelonës), Carles Tusquets (presidenti aktual i Komitetit të Menaxhimit), Jordi Mestre (ish-nënkryetari sportiv), Oscar Grau (CEO i klubit) dhe Roma Punti (kreu i shërbimeve juridike të Barçës). Këta janë pesë personat, që kanë pasur qasje në kontratën e Messit, nga e cila ai përfitonte 555 milionë euro në 4 vite dhe njerëzit, që mund t’ia kenë dhënë atë gazetës “Mundo Deportivo”, kundër së cilës Messi do të ngrejë gjithashtu një padi.
Ndërkohë që vetë klubi ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje dhe do të ndërmarrë masa ligjore për personat përgjegjës.