I skadon kontrata në verë, Juventus synon portierin e Liverpoolit

NOTTINGHAM, ENGLAND - FEBRUARY 22: (THE SUN OUT, THE SUN ON SUNDAY OUT) Alisson Becker of Liverpool celebrating the win at the end of the Premier League match between Nottingham Forest and Liverpool at City Ground on February 22, 2026 in Nottingham, England. (Photo by Andrew Powell/Liverpool FC via Getty Images)

Juventus po përgatit një lëvizje të rëndësishme për merkaton e verës, ndërsa në listën e drejtuesve ka përfunduar portieri i Liverpool, Alisson Becker. Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, klubi torinez po shqyrton seriozisht mundësinë për ta rikthyer brazilianin në Serie A, aty ku ai ka shkëlqyer më parë me fanellën e Roma.

Alisson ka qenë një nga shtyllat kryesore të Liverpoolit që prej vitit 2018, por e ardhmja e tij në “Anfield” mund të ndryshojë. Edhe pse kontrata e portierit skadon në vitin 2027, drejtuesit anglezë kanë siguruar tashmë pasuesin e tij, Giorgi Mamardashvili, i cili pritet të marrë gradualisht rolin e titullarit sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Juventusi është në kërkim të një emri të madh për portën, me synimin për të rritur konkurrencën ndaj Michele Di Gregorio, performancat e të cilit kanë qenë shpesh objekt kritikash gjatë këtij sezoni. Interesimi për Alissonin sinjalizon ambicien e bardhezinjve për të forcuar skuadrën me lojtarë të profilit të lartë, në funksion të rikthimit në majat e futbollit italian dhe europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?