I terrorizuan familjen futbollistit anglez Sterling, ndaj udhëtoi dje me urgjencë për në Angli
Raheem Sterling mungoi mbrëmjen e djeshme në suksesin 3-0 ndaj Senegalit për arsye familjare siç u tha fillimisht nga mediat angleze. Sulmuesi udhëtoi me urgjencë drejt Anglisë duke humbur mundësinë për t’u përballur me Luanët e Terangës pasi mësoi se familja e tij u sulmua nga disa grabitës në Surrey.
Sipas mediave britanike, tre fëmijët e sulmuesit ishin në shtëpi dhe kanë përjetuar tmerr duke u grabitur me armë.
“Prioriteti për Steerling tani është që të qëndrojë me familjen dhe ne do t’i japim të gjithë kohën për të cilën ka nevojë. Ka momente kur futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme. Familja vjen përpara gjithçkaje”, tha trajneri i Anglisë.