I vetmi sportist shqiptar në Lojrat Olimpike të Dimrit, Deni Xhepa s’mbyll dot garën
Gara e parë e Deni Xhepës, përfaqësuesit të vetëm të Shqipërisë në Lojrat Olimpike Dimërore të Kinës, nuk ka shkuar siç pritej. Skiatori nuk arriti ta mbyllte garën në “Slalomin Gjigand” për shkak të motit të keq, pasi doli nga pista në një kthesë të fortë.
“Janë kushte ekstreme. Deri dje koha ishte shumë e mirë, pista shumë e mirë, ndërsa kjo që ndodhi sot ishte e paparashikuar. Në fillim u mendua për ta anuluar garën, por megjithatë teknikët vendosën ta vazhdojnë.
U eliminuan sportistë më të mirë se sa Deni. Sigurisht edhe ata që ishin pretendent sepse është një kthesë shumë teknike”,-tha Sildi Xhepa, trajner i Deni Xhepës.