I vodhën shtëpinë, Ribery konfirmon vendimin e tij për të ardhmen

Franck Ribery e ka marrë veten pas vjedhjes së shtëpisë së tij në Firence. Miku i tij, ish-portieri francez i Fiorentinës, Sebastian Frey, i cili në një lidhje direkte me një emision sportiv, deklaroi se kishte folur me Ribery dhe se ishte i bindur që nuk do të linte Firencen edhe pas asaj që ndodhi.

“Sensacioni i parë pas një rasti të tillë është të largohesh sa më parë dhe të sigurosh familjen, por kam folur me Ribery dhe jam i sigurt që ai nuk dëshiron të largohet nga Fiore e aq më pak të merret me qytetarët atje. Jam i sigurt që do të zbresë në fushë me të njëjtën grintë e dëshirë si më parë, për të nderuar fanellën”, deklaroi Frey.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i vetë Ribery, që konfirmoi besnikërinë ndaj klubit dhe tha se ka firmosur për skuadrën violë e do të vijojë të bëjë maksimumin në fushë për fanellën e Fiorentinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vëllai im shumë faleminderit për fjalët. Ti më njeh, e di prej nga vij dhe nuk jam nga ata që bëjnë hapa pas. Kam thënë po dhe atë që them, e bëj. Nuk mund t’u pëlqejë të gjithëve, por kam pas vetes mbështetësit e vërtetë të një klubi dhe një qytet të tërë që beson te unë, ndaj të tjerat nuk kanë rëndësi. Kam firmosur për violën. Violë përgjithmonë”, shkroi Ribery.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?