Ibra flet para sfidës me Juven: Nuk jam Superman, tani dëgjoj më shumë fizikun tim!
Nuk ishte në fushë ndaj Liverpoolit për shkak të një dëmtimi, por Ibrahimovic shpreson që të jetë gati ndaj Juventusit, që do të luhet të dielën.
“Po përmirësohem, por kam një problem në tendinë. Nuk dua që të rrezikoj që të mungojë në shumë ndeshje si në sezonin e kaluar. Nuk dua që të gaboj, dëgjoj fizikun tim pa menduar se jam Superman. Problemi im është që punoj shumë, sepse më pëlqen të vuaj.
Me eksperiencën e viteve të fundit kam kuptuar se koka është e rëndësishme. Koka dhe fiziku nuk më ndjekin gjithmonë. Kur koka është më e fortë se fiziku, jo gjithmonë shkon mirë por do të provoj.
Dje ishte hera e parë për shumë shokë të skuadrës që luajnë në Champions, tani kanë kuptuar më shumë. Nuk mund të them se arritëm të dytët falë meje, por shokët kuptuan se çfarë nevojitej për të shkuar atje ku ishim sezonin e kaluar”, tha bomberi i Milanit. /R.Lika-Koha Jone/