Ibrahimovic del në krah të Kulusevskit: Trajner i paaftë!

Polemikat për përjashtimi nga formacioni i parë i Kulusevskit ndaj Francës, vijojnë. Sulmuesi i Juventusit shpërtheu ndaj trajnerit Andersson, duke e quajtur si të pakuptimtë vendimin për ta lënë jashtë 11-shes.

Në mbrojtje të tij ka dalë edhe Zlatan Ibrahimovic, Sulmuesi i njohur ka sulmuar trajnerin me një postim në Twitter: “Çfarë shije e keqe. Një konfirmim tjetër se njerëzit e paaftë janë në pozicione të gabuara dhe po mbytin futbollin suedez”.

SHKARKO APP