Ibrahimovic ftohet në Kombëtare, edhe pse në moshën 41 vjeç
Zlatan Ibrahimovic kthehet në kombëtaren e Suedisë. Trajneri Janne Andersson ka vendosur që të grumbullojë sulmuesin e Milanit, edhe pse është plot 41 vjeç dhe këtë sezon ka luajtur shumë pak me kuqezinjtë.
Ibra do të jetë i gatshëm për Suedinë për sfidat ndaj Belgjikës dhe Azerbajxhanit, të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.
Futbollisti veteran është kthyer në fushë me Milanin vetëm pak javë më parë, pas një periudhe të gjatë rehabilitimi nga operacioni në gju që realizoi verën e kaluar.
Ndeshja e fundit me Suedinë për Zlatan Ibrahimovic ka qenë në 29 mars 2022, kundër Polonisë. 41-vjeçari ka luajtur 121 ndeshje me Suedinë, duke shënuar 62 gola.