Ibrahimovic shmang 9-ën e “mallkuar”, do të mbajë të veshur numrin …
Zlatan Ibrahimovic është kthyer që të jetë aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale, këtë herë me një mesazh të qartë drejtuar tifozëve, por edhe Milanit, duke konfirmuar indirekt akordin për një kontratë të re.
Në foto, në fakt, Ibra mban veshur fanellën e Milan me një detaj të veçantë, që tani ka ndezur debatin mbi numrin që do të mbajë suedezi: 11, e vizatuar duke modifikuar 21 e sezonit të fundit. Dyshimi ka lindur sepse nga zërat e fundit mendohej se flitej për 9.
Me numrin 9 të SuperPippo Inzaghi që duket e mallkuar për këdo që e ka mbajtur pas tij, duket se suedezi ka ndërmend të veshë 11, ashtu si në eksperiencën e parë kuqezi, ku Ibra ka edhe rekordin personal të 28 golave në kampionat.
Like I said im just warming up @acmilan pic.twitter.com/lAKo0WnkFx
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) August 28, 2020