Icardi hedh poshtë Interin, ky është ekipi më i mirë që ka luajtur

Mauro Icardi pretendon se Paris Saint-Germain është ekipi më i mirë në të cilin ka luajtur ndonjëherë, pas dy golave që i shënoi të dielën në fitoren 4-0 të parisienëve kundër Marseille.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje për PSG-në në ligë.

“Jam i lumtur për golat dhe për fitoren”, tha Icardi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë kam luajtur me kampionë të mëdhenj, por ky ekip i PSG-së është më i miri për të cilin kam luajtur. Ndihem mirë dhe mund të shënoj shumë gola”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Icardi është i huazuar nga Interi te PSG-ja deri në fund të edicionit aktual, por klubi francez e ka mundësinë për ta blerë argjentinasin në përfundim të sezonit për një shumë prej 70 milionë eurove sipas marrëveshjes së huazimit mes palëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?