Icardi: Mund ta arrijmë vendin e tretë

Mauro Icardi ka deklaruar se Interi mund ta arrijë vendin e tretë në klasifikimin e Serisë A, vend që do i siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.

“Ngjitja në klasifikim është e mundur. Nuk e thotë vetëm ambicia e shoqërisë, por edhe ecuria e skuadrës në muajin dhjetor”, deklaroi sulmuesi argjentinas në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Icardi thotë se Interi ndryshoi për mirë me ardhjen në pankinë të Stefano Piolit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndryshoi mentalitetin e Interit, ktheu besimin te lojtarët, edhe te ata që luanin pak me DeBoerin. Punoi shumë në aspektin psikologjik”, tregon kapiteni, i cili nuk i kurseu kritikat për trajnerin holandez me të cilin zikaltërit nisën sezonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Situata ishte bërë e padurueshme. Ata që nuk luanin shumë ishin të pakënaqur dhe nuk merrnin pjesë edhe në festimet e golave. Me Piolin ka ndryshuar atmosfera”, shprehet Icardi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?