Ideja e çmendur e Napolit në merkato, kërkon të afrojë Leao nga Milani

Napoli ka nisur nga puna për të zbatuar premtimet që i ka bërë trajnerit Conte. Sipas gazetës italiane Il Mattino, presidenti Aurelio De Laurentiis i ka premtuar trajnerit investime të mëdha dhe emra të mëdhenj në merkato. Pas marrëveshjes thuajse të mbyllur me super-mesfushorin belg Kevin De Bruyne, Napoli mund të realizojë edhe një tjetër goditje të bujshme: sulmuesin portugez të Milanit, Rafael Leão.

Sipas raportimeve, drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, ka pasur një takim shumë të frytshëm me babanë dhe njëkohësisht përfaqësuesin e Leão-s. Lojtari është ofruar në mënyrë të papritur klubit napolitan, duke hapur një mundësi që pak kush e priste.

Megjithatë, ka shumë pengesa përpara mbylljes së një marrëveshjeje të tillë. Së pari, trajneri i ri i Milanit, Massimiliano Allegri, e konsideron Leão një pikë kyçe për rindërtimin e skuadrës. Pavarësisht luhatjeve në formë dhe kritikave nga një pjesë e tifozëve kuqezi, sulmuesi mbetet lojtari me më shumë cilësi në grupin aktual.

Swiss Digital Desktop Reklama

Leão ka një klauzolë largimi prej 175 milionë euro, të pagueshme në tre këste. Edhe nëse Milan do të pranonte të negociojë, një shumë rreth 100 milionë euro do të kërkohej për ta ulur në tryezën e bisedimeve, duke marrë parasysh edhe kontratën që zgjat deri në vitin 2028. Po ashtu, edhe paga vjetore prej 5 milionë euro neto është ndër më të lartat në Serie A.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?