Ideja e çmendur, Premier League kërkon të mbyllë sezonin në Kinë

Një klub i Premier League ka propozuar idenë e çmendur për të mbyllur sezonin në Kinë. Për momentin Kina është vendi më i sigurt në botë për sa i përket emergjencës së koronavirusit pasi e ka kaluar më herët këtë virus vdekjeprurës.

Klubi anglez i ka bërë të ditur federatës së futbollit se për të shmangur skenarin më të keq të një humbje të madhe të financimeve nga të drejtat televizive, kampionati të zhvendoset në Kinë, ku tashmë duket se situata nga koronavirusi është qetësuar.

Klubi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, raportohet të ketë thënë se duhet të bëhet njësoj siç ndodh me turneun e verës dhe ndeshjet të luhen në Azi. Gjithsesi një ide e tillë vështirë se do të gjejë një akord mes të gjitha klubeve në Premier League. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP