Ideja e fundit në Premier League, disa ndeshje falas në “YouTube”
Tifozët janë lojtari i 12-të në futboll, por në Premier League janë më shumë se kaq. Ata janë bukuria e futbollit anglez dhe për këtë arsye federata angleze po shqyrton të gjitha mundësitë që 92 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të mos luhen pa praninë e fansave.
“The Sun” bëri të ditur se Sky Sports dhe BT Sport që kanë blerë të drejtat televizive do të transmetojnë një pjesë të ndeshjeve, ndërsa ndeshjet e mbetura e ndoshta disa nga përballjet kryesore të kampionatit në këto javë, do të përfundojnë duke u shfaqur falas në YouTube duke bërë të mundur që çdo sfidë e mbetur nga sezoni të jetë LIVE për tifozët.
Hera e fundit që një ndeshje e Premier Leagues është shfazur falas ishte në javën e pare të sezonit 2013-2014, kur Manchester United-Swansea dhe Crystal Palace-Arsenal u transmetuan falas nga dy kanalet me pagesë.