Ideja e re në Premier League, ndeshje më të shkurtra se 90 minuta

LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 01: (THE SUN OUT, THE SUN ON SUNDAY OUT) Alisson Becker embracing Mohamed Salah of Liverpool before the Premier League match between Liverpool FC and Southampton FC at Anfield on February 01, 2020 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Andrew Powell/Liverpool FC via Getty Images)

Premier League është ende duke pritur lejen nga qeveria për rifillimin e kampionatit përmes “Project Restart” në mes të qershorit dhe ta përfundojë në fund të korrikut. Ndërkohë, ka ide të ndryshme (dhe revolucionare) se si mund të mbyllet sezoni, sipas asaj që ka raportuar presidenti i Shoqatës Angleze.

“Për momentin nuk dihet asgjë për të ardhmen e futbollit, ka shumë ide për të diskutuar. Ka nga ata që kanë propozuar më shumë zëvendësime, të tjerë për ta mbyllur ndeshjen brenda 45 minutave të para. Të tjerë këmbëngulin për zhvillimin e ndeshjeve në fusha neutrale. Gjithsesi më shumë rëndësi ka që ndeshjet të luhen në mënyrë të sigurt”, ka shpjeguar Gordon Taylor.

Vizione dhe përçarje të ndryshme janë shfaqur mes 20 klubeve të Premier League, por synimi kryesor është që të mbyllet kampionati i këtij sezoni. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP