Ideja e re në Seria A, ndeshjet të luhen në stadiumet e jugut të Italisë

Në këtë situatë, të imponuar nga përhapja me shpejtësi e koronavirusit, Liga e Serisë A dhe Federata Italiane e Futbollit po studiojnë të gjitha alternativat e mundshme për të çuar deri në fund kampionatin.

Kështu së fundi ka nisur të forcohet ideja e rinisjes së përgatitjeve në fillim të majit dhe zhvillimit të ndeshjeve pa praninë e tifozëve, në fusha neutral, kryesisht në zonën qendrore dhe jugore të Italisë, ku prania e Covid-19 është minimale.

Në këtë mënyrë ndeshjet do të rinisnin në fund të muajit maj dhe kampionati do të mund të mbyllej brenda mesit të korrikut, ndërsa mbetet ende për t’u kuptuar edhe mendimi i UEFA-s, që nuk ka ndërmend të lërë pas dore edhe ligat europiane.

SHKARKO APP