Identifikohet trupi i Kobe Bryant, helikopteri pa instrument paralajmërues

Në orët e vonë të mbrëmjes së të mërkurës autoritet arritët të nxirrnin nga mbetjet trupat e viktimave të aksidentit të rëndë me helikopter, ku gjetën vdekjen 7 persona, mes të cilëve legjenda e NBA, Kobe Bryant, dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna.

Mësohet së tashmë janë identifikuar disa nga trupat, duke përfshirë edhe atë të 41-vjeçarit, vdekja e të cilit tronditi botën e sportit. Mjeku ligjor ka konfirmuar se identifikimi i Kobe Bryant u bë nëpërmjet gjurmëve të gishtave. Trupat e tjerë të identifikuar u përkasin trajnerit të bejsbollit, John Altobelli, 56 vjeç pilotit të helikopterit, Ara Zobayan, 50 vjeç, dhe Sarah Chester, 45 vjeçe.

Hetuesit po punojnë për identifikimin e trupave të tjerë, që besohet të jenë të Gianna Bryant, vajzës së Kobe-t, Payton Chester, vajzës së Sarah; Keri dhe Alyssa Altobelli, gruas dhe vajzës se John, dhe të Christina Mauser, trajneres së basketbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Helikopteri i Kobe-t nuk kishte instrument paralajmërues për rrezikun e mundshëm (të tregonte praninë e një kodre përballë), pasi nuk ishte më i detyrueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të një pengese ligjore. Komunikimi i fundit mes pilotit dhe kontrollorëve të fluturimeve ajrore ndodhi kur helikopteri po fluturonte në kuotën 700 metra.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?