IFAB përgatit revolucion në futboll, priten ndryshime në pozicionet jashtë loje dhe goditjet e këndit

Takimi vjetor i IFAB-it (International Football Association Board), organi që përcakton rregullat e futbollit, i planifikuar për të martën e ardhshme në Londër, mund të shënojë një kthesë epokale për lojën më të ndjekur në botë. Në rend dite është një propozim revolucionar: përdorimi i VAR-it për të korrigjuar vendimet mbi goditjet nga këndi, të paktën në kompeticionet e mëdha ndërkombëtare si Kupa e Botës.

VAR për goditjet nga këndi: çfarë parashikohet

Aktualisht, protokolli i VAR-it nuk lejon ndërhyrje në rastet e dhënies së gabuar të një goditjeje nga këndi, duke u kufizuar vetëm në raste si pozicioni jashtë loje, kartonët e kuq, faullet apo prekjet me dorë gjatë aksioneve që çojnë në gol. Propozimi i FIFA-s parashikon përdorimin e mikroçipave të integruar në topa, të cilët janë në gjendje të përcaktojnë automatikisht se cili lojtar ka bërë prekjen e fundit përpara se topi të dalë jashtë vijës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky sistem do të reduktonte ndjeshëm polemikat dhe gabimet e arbitrave apo anësorëve, shpesh të pamundur për të dalluar devijime minimale në zona të mbipopulluara. Nëse miratohet, rregulli i ri mund të debutojë që në Botërorin e ardhshëm, duke reflektuar edhe dëshirën e Pierluigi Collinës për të shmangur që “gabimet e pavullnetshme” të vendosin fatin e turneve kaq të rëndësishëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Goditje dënimi kundër humbjes së kohës

Një tjetër betejë e IFAB-it lidhet me luftën ndaj humbjes së qëllimshme të kohës. Arbitrave mund t’u jepet e drejta të aktivizojnë një numërim mbrapsht të dukshëm me gishta (5 sekonda) nëse vlerësojnë se një lojtar po vonon një rivënie anësore apo një goditje nga porta. Nëse koha mbaron, topi i kalon skuadrës kundërshtare: rivënie e përmbysur ose goditje nga këndi në rast të moskryerjes së rinisjes nga porta. Një masë e ashpër, që synon të çrrënjosë vonesat taktike.

Dëmtimet dhe zëvendësimet: rregulli i 2 minutave

Në diskutim është edhe konfirmimi i rregullit të testuar me sukses në FIFA Arab Cup: lojtarët që kërkojnë ndërhyrjen e stafit mjekësor në fushë do të detyrohen të dalin jashtë dhe të qëndrojnë aty për të paktën 2 minuta para se të rikthehen, përveç rasteve kur dëmtimi është pasojë e një faulli të ndëshkuar me karton të verdhë ose të kuq. Qëllimi është të dekurajohen simulimet dhe ndërprerjet e qëllimshme të ritmit të lojës.

Pozicioni jashtë loje dhe ideja e Ëengerit

Në fund, në tryezë rikthehet edhe “Ligji Ëenger”, propozimi i ish-trajnerit francez që jashtë loje të akordohet vetëm kur ekziston një ndarje e dukshme, e ashtuquajtura “dritë”, mes gjithë trupit të sulmuesit dhe atij të mbrojtësit. Një reformë radikale, e cila vazhdon të hasë rezistencë nga UEFA dhe katër federatat britanike, skeptike për një ndryshim kaq të thellë të natyrës së lojës. Vendimet që mund të dalin nga Londra priten me interes të madh, pasi ato kanë potencialin të riformësojnë ndjeshëm futbollin modern.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?