IFFHS/ Lionel Messi shpallet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, ja kë lë pas

Lionel Messi është shpallur si futbollisti më i madh në historinë e futbollit nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), një institucion i njohur globalisht që nga viti 1991 ka analizuar dhe arkivuar të dhënat më të rëndësishme të futbollit botëror.

Ylli argjentinas kryeson listën prestigjioze që përfshin emra legjendarë si Pelé, Diego Armando Maradona, Johan Cruyff dhe rivali i përhershëm Cristiano Ronaldo, duke lënë pas vetes gjithçka dhe këdo në garën për titullin e “GOAT” – më i miri i të gjithëve.

Në moshën 37-vjeçare, Messi, aktualisht pjesë e Inter Miami në MLS dhe legjendë e përjetshme e Barcelonës, është futbollisti me më shumë trofe në histori (46 gjithsej), si dhe mbajtësi i rekordit për më shumë Topa të Artë (8). Ai ka dominuar botën e futbollit për më shumë se dy dekada me rregullsi të jashtëzakonshme, ndikim të gjithanshëm në lojë dhe një aftësi të rrallë për të shkëlqyer në çdo skenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas “Pleshtit” renditet Pelé, legjenda braziliane që ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2022. Edhe pse nuk pati mundësi të garonte për “Topin e Artë” për shkak të rregullave të kohës që favorizonin vetëm europianët, në vitin 2016, “France Football” vlerësoi se ai do të kishte fituar shtatë të tillë, një më pak se Messi.

Në vend të tretë qëndron Diego Armando Maradona, i konsideruar si talenti më i madh natyral që ka njohur ndonjëherë futbolli. Ikona argjentinase që u nda nga jeta në vitin 2020, do të kishte fituar të paktën dy Topa të Artë sipas të njëjtës llogaritje të “France Football”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?