Igli Tare bën gati një tjetër goditje, kërkon djalin e legjendës Hagi

Lazio po lëviz kartat për të rrëmbyer Ianis Hagi, i biri i Gheorghe, talenti më i madh i futbollit rumun, që në vitet 80-90 veshi fanellat e Steaua-s, Real Madrid, Barcelonës dhe Galatasaray.

21-vjeçari luan për Rangers, në krahasim me të atin është më sulmues, edhe pse preferon gjithashtu të luajë pas dy sulmuese. Në Itali ka luajtur më parë për Fiorentinën, por ishte shumë i ri dhe në 1 vit e gjysmë u largua te Vitorul Costanza, skuadra në të cilën ishte rritur, ndërkohë që më pas u transferua te Genk.

Me skuadrën belge luajti gjysmën e parë të sezonit, të dytën po e zhvillon tek Rangers, ku u transferua në huazim në janar. Igli Tare duket shumë i interesuar pas prezantimeve të shkëlqyera nën drejtimin e Gerrard.

Genk e mori për rreth 5 milionë euro e mund ta shesë jo për shumë më tepër. Problemi përfaqësohet nga Rangers, që mund të ushtrojë të drejtën e blerjes. Në këtë rast operacioni do të komplikohej e do të bëhej më i kushtueshëm.

SHKARKO APP