Igli Tare i rrëmben super talentin shqiptar Bajernit
Igli Tare nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Drejtori Sportiv i klubit bardhekaltër ka siguruar shërbimet e Progon Maloku, futbollisti 17-vjeçar i skuadrës së Bajernit të Mynihut.
Futbollisti i talentuar është aktivizuar edhe me Kombëtaren e moshave. Ai do të firmos një kontratë 3-vjeçare për t’u vendosur më pa nën urdhrat e trajnerit të moshave të ekipit bardhekaltër, Bonati.
“Kompletohet transferimi në formë përfundimtare i futbollistit Progon Maloku nga Bajerni. Futbollisti do të firmos një kontratë 3-vjeçare”, ka shkruar klubi italian në një njoftim për shtyp. Tare nuk kërkon që të humbasë asnjë talent shqiptar, duke synuar që të ndjekë të njëjtën shembull si me Strakoshën. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

