Igli Tare ka firmosur me Milanin, pritet vetëm konfirmimi zyrtar

Igli Tare do të marrë zyrtarisht drejtimin sportiv të Milanit për tre vitet e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur Matteo Moretto, i cili bëri të ditur se ish-drejtori sportiv i Lazios ka nënshkruar kontratën e tij të re me klubin kuqezi.

Tare do të zë vendin vakant në “Casa Milan”, duke nisur një epokë të re te klubi nga via Aldo Rossi. Mungon vetëm komunikata zyrtare, e cila pritet të publikohet në fillim të javës së ardhshme, ku do të zbardhen edhe detajet e marrëveshjes mes palëve.

Kthimi i Tares në skenën e madhe të futbollit pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në merkaton e Milanit, ndërsa klubi synon të rikthehet në majat e futbollit italian dhe europian. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?