Igli Tare: Kam refuzuar shumë oferta, për mua nuk ka rëndësi paraja

Igli Tare nuk ka mbyllur dyert për një rikthim të mundshëm te Lazio, edhe pse nuk është një opsion shumë i realizueshëm për momentin.

“Nuk e di nëse do të rikthehem, për momentin nuk është një prioritet. E di që bëra zgjedhjen e duhur për t’u larguar, doja ta lija Lazion në majë. I thashë bashkëshortes, kur të vijë kjo ditë dua Olimpicon e mbushur.

Kemi qarë dhe jemi përqafuar pas një ndeshjeje Lazio-Cremonese me një stadium plot. E imja është një histori motivimi për të rinjtë që në jetë duhet të dinë se për të arritur qëllimin, nuk duhet të heqësh dorë kurrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam pasur oferta, jo nga Gjermania, por më është dashur ti refuzoj disa sepse doja një pushim disa mujor për t’u rigjeneruar plotësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

E ardhmja? Gjithçka është e mundur, duke përfshirë Gjermaninë, Anglinë apo Italinë. Unë kam pasur shumë përvojë në shumë vende. Për mua, projekti dhe ambiciet e klubit kanë rëndësi, jo paratë”, tha ish-drejtori sportiv i bardhekaltërve në Radio TV Serie A.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?