Igli Tare kërkon Ekuban, por ish-sulmuesi i Partizanit është më pranë ekipeve skoceze

Caleb Ekuban ka përfunduar në listën e drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare. Ish-futbollisti i Partizanit, arriti që të bënte një hap të rëndësishëm në karrierën e tij te “Të Kuqtë”, teksa më pas do të transferohej te Leeds.

Nga Leeds, sulmuesi ganez u transferua te Trabzonspor, atje ku duket se ka arritur një formë fantastike. Në 25 ndeshje, ai ka arritur që të shënojë 8 gola dhe ka dhuruar 6 asist.

Gjithsesi në Turqi janë të bindur se futbollisti që i pëlqen bardhekaltërve mund të transferohet te Celtic ose Rangers në Skoci. Sipas mediave turke, Trabzonspor kërkon 10 milionë euro për kartonin e futbollistit. Asnjë euro për Partizanin i cili e mori në huazim nga Hellas Verona, por nuk aktivizoi të drejtën e blerjes së tij. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP