Igli Tare: Nuk i lexoj lajmet, Milinkovic do të rinovojë në momentin e duhur

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare beson se Milinkovic-Savic shumë shpejt do të nënshkruajë kontartën e re me Lazion. Drejtori shqiptar u shpreh se ai asnjëherë nuk i lexon lajmet në lidhje me merkaton pasi e di shumë mirë se aty në pjesën më të madhe shkruhen të pavërteta.

“Nuk habitem më me ato që shkruhen për Milinkovic, është zhurma e zakonshme. Savic me skuadrën deri në qershor? Mua nuk më bën fare përshtypje sepse e di si është në të vërtetë situata dhe gjithçka do të zgjidhet në momentin e duhur. Aspekti pozitiv është se unë nuk lexoj kurrë në lidhje me merkaton, unë jam i qetë.

Kam besim se Milinkovic do të qëndrojë në skuadër. Afrimi i Pellegrinit? Sarri kishte nevojë dhe bëmë maksimumin për të transferuar të duhurin, është një djalosh i ri dhe e rëndësishme është që i do ngjyrat e ekipit tonë”, u shpreh Tare.

SHKARKO APP