Igli Tare riformaton Milanin e Allegrit, 6 lojtarë me “valixhet” gati

Igli Tare riformaton Milanin e Allegrit, 6 lojtarë me “valixhet” gati

Java që ka nisur sot pritet të jetë vendimtare për merkaton e Milanit, sidomos për sa i përket largimeve që do të hapin rrugën për afrime të reja. Drejtori i ri sportiv Igli Tare është në punë për të gjeneruar të ardhura që do të riinvestohen për t’i dhuruar Massimiliano Allegrit përforcimet e kërkuara.

Transferimi i Theo Hernandez te Al Hilal është në fazat përfundimtare. Francezi do të kalojë në klubin e Simone Inzaghit për 25 milionë euro, duke përfituar një pagë prej 18.5 milionë në sezon plus bonuse. Ai largohet pas 6 sezonesh te Milani, me 262 ndeshje, 34 gola dhe dy trofe në vitrinë.

Edhe Ismael Bennacer nuk është grumbulluar me skuadrën dhe është drejt largimit, me Fiorentinën e Piolit që ka shfaqur interes. Adli, i rikthyer nga huazimi te Fiorentina, është gjithashtu në dalje me mundësi transferimi në Sassuolo, Katar ose Rusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Transferimi i Alvaro Moratës te Como është gati, por pritet vetëm që Galatasaray të pranojë largimin e sulmuesit. Klubi turk kërkon 3 milionë euro si kompensim. Malick Thiaw është objektiv i Newcastle në Premier League dhe i Como-s, që ka arritur marrëveshje me lojtarin. Milani kërkon 25-30 milionë euro për të. Musah, ndërkohë, ka oferta nga Anglia, pas ndërprerjes së negociatave me Napolin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?