Igli Tare sfidon Juventusin, futet në garë për të rrëmbyer Kumbulla-n

Lazio është gati që të shtojë koloninë e shqiptarëve. Skuadra bardhekaltër nuk kërkon që të humbasë mundësinë për të rrëmbyer futbollistët më të mirë të kombëtares sonë. Njëri prej tyre është edhe Marash Kumbulla, i cili ka arritur që të shkëlqejë që në sezonin e parë te skuadra e Veronës.

 

Sipas “Corriere dello Sport”, Igli Tare mund të tentojë që të rrëmbejë mbrojtësin 19-vjeçar. Kumbulla ka shkëlqyer në këtë fillim kampionati, duke luajtur në 9 ndeshje dhe duke gjetur njëherë rrugën e rrjetës.

Debutimi në kombëtare ka bërë që edhe Lazio të shtojë interesin ndaj tij, ndërkohë që duhet mposhtur edhe konkurrenca e ashpër e Juventusit, që ka shtuar ndjeshëm interesin ndaj tij në ditët e fundit.

Në rast se klubi bardhezi do të zyrtarizojë ofertën për të, atëherë me shumë mundësi Kumbulla do të pranojë ofertën e kampionëve të Italisë. E ardhmja e qendërmbrojtësit të Shqipërisë me shumë mundësi do të jetë në një klub të madh evropian. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP