Ikën nga Greqia, mbrojtësi i Kombëtares gjen strehë në Portugali

24-vjeçari Enea Mihaj lë Greqinë për Portugalinë. Mbrojtësi i Kombëtare Shqiptare largohet pas tri sezonesh nga PAOK-u për t’iu bashkuar skuadrës e elitës së futbollit portugez, Famalicao.

“Vij me ambicie të mëdha te Famalicao dhe shpresoj të jem në gjendje të ndihmoj klubin për të arritur objektivat.

Shpresoj të përshtatem shpejt që të bëhem një element i rëndësishëm brenda grupit. Kam parë ndeshje e Famalicaos dhe më gëzon fakti që shoh stadiumin plot dhe pasionin që tregojnë tifozët”, deklaroi mbrojtësi shqiptar për faqen e klubit të ri.

SHKARKO APP