Iliç: Derbit e rajonit janë gjithmonë me energji, duam fitoren!

Andrej Iliç është një nga prurjet më të reja në përfaqësuesen e Serbisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 që zhvillohen në tetor. Sulmuesi i Union Berlin është gati të japë kontributin e tij, duke nisur nga përballja e së shtunës kundër Shqipërisë.

“Është një mundësi serioze në kualifikueset e Botërorit. Ndeshja e parë në Tiranë ishte shumë e vështirë dhe në Leskovac pritet e njëjta situatë. Derbit e rajonit janë gjithmonë plot energji, ndaj duhet të hysh fuqishëm në fushë, me besim dhe vendosmëri për të fituar. Do të luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë,” deklaroi 25-vjeçari.

Iliç, që më herët ka qenë pjesë e përfaqësueses U-21 të Serbisë, e ka nisur karrierën në vendlindje, përpara se të transferohej në Francë te Lille dhe më pas të bashkohej me Union Berlin në Bundesliga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, në Grupin K kryeson Anglia me pikë të plota, e ndjekur nga Shqipëria me 8 pikë dhe Serbia me 7, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar se rivalet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?