Iliçiç largohet nga Atalanta, slloveni po kalon një krizë që nuk ka të bëjë me futbollin
Josip Iliçiç thuhet se është kthyer në Slloveni për t’u marrë me çështje personale dhe nuk do të jetë pjesë e Atalantës për pjesën e mbetur të sezonit në Ligën e Kampionëve.
La Gazzetta dello Sport të premten raportoi se lojtari kishte fluturuar drejt Sllovenisë për të qenë më familjen, por është Sky Sport Italia që është futur në këtë situatë, për të dhënë disa detaje tjera.
Tani të gjitha mediet në Itali janë të gatshme të thonë se Iliçiç po kalon një moment të vështirë, dhe se ai nuk është në mendjen e duhur për të menduar për futbollin tani.
Trajneri Gian Piero Gasperini kishte thënë këtë javë sa më shumë kohë të kalon, aq më shumë nuk ka të ngjarë të shohim Iliçiçin duke luajtur kundër PSG më 12 gusht.
Sulmuesi slloven ka shënuar 21 gola në 34 ndeshje konkurruese për Atalantën këtë sezon