Ilicic mund i vetëm me “poker” golash Valencian, Leipzig shkatërron Tottenhamin (VIDEO)

Atalanta dhe Leipzig janë dy skuadrat e para që sigurojnë një vend për në çerekfinalen e këtij edicioni në Champions League. Skuadra bergamaske mori një fitore spektakolare 4-3 në ndeshjen e kthimit ndaj Valencias në “Metsalla”.

Josip Ilicic zhvilloi një ndeshje për “kopertinë” duke gjetur katër herë rrugën e rrjetës, dy prej të cilëve nga pika e bardhë. Te Valencia Gameiro shënoi dy herë, ndërkohë që golin e tretë e shënoi Ferran Torres.

Leipzig fitoi edhe ndeshjen e kthimit 3-0 ndaj Tottenhamit. Sabitzer shënoi një gol të bukur në minutën e 10-të me një goditje në hyrje të zonës, ndërkohë që më pas do të shënonte me kokë në minutën e 21-të. 3 minuta nga fundi Forsberg shënoi edhe golin e tretë ndaj “spursave”. /R.Lika-Koha Jone/


SHKARKO APP