Immobile i frikshëm, 3 gola më shumë se sezoni rekord i Higuain

Ciro Immobile nuk ndalet kurrë. Sulmuesi i Lazios e nisi në mënyrën më të mirë vitin 2020 duke shënuar dy gola për të arritur shifrën e 19 golave në 17 ndeshje në Seria A. Rekordi i Gonzalo Higuain po bëhet gjithnjë e më i arritshëm, pasi sulmuesi i Juventusit në sezonin 2015-2016 shënoi 36 gola me fanellën e Napolit. Pipita pas 18 javësh (Lazio ka edhe një ndeshje për të rikuperuar) kishte realizuar 16 gola, por pa gjuajtur asnjë penallti.

Vazhdimësia e Ciro Immobile është e jashtëzakonshme: Në ndeshjen e parë vetëm Valentino Angelillo kishte shënuar kaq shumë në Serie A. Tashmë sulmuesit të bardhekaltërve do t’i duhet të shënojë vetëm 20 gola në 21 ndeshje që do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit.

Aktualisht Immobile është vetëm një gol larg Bruno Giordano, golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e Lazios nga numri i golave të shënuar. Sulmuesi i Lazios ndërkohë është në garë edhe për “Këpucën e Artë”, pasi gjendet në krye me 19 gola bashkë me Lewandowskin, pas tyre renditen Werner dhe Vardy. Messi renditet vetëm në vendin e shtatë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP