Immobile refuzon Newcastle, bën gati rinovimin me Lazion

Ciro Immobile është shumë pranë rinovimit me Lazion, duke injoruar ofertën e Newcastle. Sulmuesi pritet të zgjasë kontratën me ekipin italian deri në vitin 2025.

”Tuttosport” raporton se Immobile ka rënë dakord me kushtet paraprake në kontratë ku do përfitojë 4 milion euro në vit. Sulmuesi italian ka shënuar 27 gola në 26 ndeshje të Seria A, ndërkohë që Lazio renditet e dytë në kampionat dhe si asnjëherë më parë kanë shpresa për të fituar titullin.

Gazeta italiane pretendon se Immobile dëshiron të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve me Lazion, ndaj dhe ky është një faktor që e ka nxitur që të refuzojë ofertat e ardhura në merkato.

SHKARKO APP