Inagurohet me emrin e presidentit Erdogan stadiumi, aktivistja godet me vargjet e Kadaresë
Në Komunën e Gostivarit me një ceremoni solemne u bë hapja e stadiumit me emrin e presidentit të Turqisë “Recep Tayyip Erdogan”.
Ministri i qeverisë së Maqedonisë, Furkan Çako, i cili mori pjesë në ceremoninë solemne, theksoi se edhe pse sjellja e një stadiumi këtu konsiderohet një hap i vogël, investimet që do të realizohen në këtë fushë janë përparim i madh për zhvillimin e shoqërisë në një mënyrë të shëndoshë.
Por të forta kanë qenë edhe reagimet në lidhje me emërtimin stadiumit me presidentin e Turqisë. Aktivstja e njohur Elida Jorgoni, në një shkrim në rrjetet sociale, ka zgjedhur vargjet e Kadaresë për të shprehur indinjatën.
Postimi i plotë
Në Gostivar u hap stadiumi i emëruar: “Recep Tayyip Erdoğan”
Filozofia e robërisë, Ismail Kadare.
“I duroni vet armiqtë:
Prisni vdekjen apo vdiqte?
Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçkë e lodra të Stambollit”