Incidenti me Mourinhon, Galatasaray tallet keq me portugezin

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho sulmoi kolegun e tij te Galatasaray, pasi ishte sinjalizuar përfundimi i ndeshjes. Okan Buruk përfundoi në tokë pas sulmit nga portugezi.

Ky incident shkaktoi një reagim të ashpër në publikun dhe mediat turke dhe Galatasaray publikoi disa postime në rrjetet sociale duke tallur “Special One”.

Një video e animuar me Mourinho u publikua në llogarinë zyrtare, ku fillimisht ai foli në një konferencë për shtyp, më pas ëndërroi për lojtarët e ekipit rival dhe më në fund u shfaq në një institucion mendor.

 

SHKARKO APP