Infantino prezanton Kupën e Botës për Klube, nis në vitin 2025

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dha komentin e tij për atë që do të jetë kompeticioni i ri global, Kupa e Botës për Klube dhe që do të nisë në qershorin e vitit 2025.

“Klubet luajnë një rol themelor në futbollin botëror. Kupa e Botës për Klubet FIFA 2025 do të jetë një moment historik i rëndësishëm për t’u ofruar klubeve nga të gjitha konfederatat skenën të duhur për të shkëlqyer në nivelet më të larta të lojës. Do të jetë një garë e hapur e bazuar në meritat sportive, që do të luajë një rol jetik në përpjekjet tona për ta bërë futbollin vërtetë global”, deklaroi Infantin.

Katër skuadra afrikane do të marrin pjesë në garë: tri fituesit e CAF Champions League dhe një sipas renditjes. Të njëjtat kritere të vlefshme edhe për Azinë dhe Amerikën Veriore dhe Qendrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Evropa do të jenë 12 skuadra pjesëmarrëse, katër fituesit e fundit të Champions League dhe tetë skuadrat më të mira në renditje. Gjashtë skuadra të Amerikës së Jugut janë gati të marrin pjesë, katër fituesit e fundit të Libertadores dhe dy skuadrat më të mira në renditje, si dhe një ekip që do të vijë nga Oqeania.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fifa club world cup 2025 (@StadiaOf) / X

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?