Infantino: I vetmi vend që hapi dyert për refugjatët afganë, faleminderit Shqipëri (VIDEO)

Gianni Infantino në konferencën përpara nisjes së Katar 2022, foli edhe për refugjatët afganë të cilët u strehuan në Shqipëri.

Në fjalën e tij numri një i institucionit më të lartë në futboll nuk nguroi të falenderonte Shqipërinë e cila stregoi afganët në një situatë të vështirë për ta.

“Të gjitha vendet europiane dhe ato amerikane mbyllën dyert duke thënë nuk mundemi nuk mundemi. I vetmi vend që  tha sillni këtu sepse ne e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë të vuash dhe të ikësh nga vendi yt, ishte Shqipëria dhe miku im Edi Rama më tha ‘janë të mirëpritur këtu në Shqipëri, ku mund të ndërtojnë një të ardhme’. Kështu Shqipëria hapi dyert e saj, ndërsa vendet e tjera nuk e bënë aspak”, do te theksonte kreu i FIFA-s.

@arjancami @EdiRamaTikTok Bukë, krupë e zemër 🇦🇱 #qatar #emigrants #avganistan #albania #edirama ♬ original sound – Arjan Cami

SHKARKO APP