Infantino: Trofeun e Kupës së Botës do ta dorëzojmë së bashku me Trump

Zvicra është shndërruar këto ditë në qendrën e diplomacisë globale, duke mirëpritur liderët botërorë në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Mes figurave të pranishme ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili zhvilloi një takim të veçantë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Takimi mes dy drejtuesve u shoqërua me deklarata miqësore përpara kamerave. Trump e prezantoi Infantinon me tone superlative, duke e quajtur “mbretin e futbollit” dhe “mbretin e sportit”, një moment që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Nga ana e tij, kreu i FIFA-s iu përgjigj me të njëjtën frymë, duke bërë edhe një njoftim me peshë. Infantino konfirmoi se gjatë verës do të dorëzojë trofeun e Kupës së Botës së bashku me presidentin e SHBA-së, një detaj simbolik që lidhet drejtpërdrejt me rolin e Amerikës në organizimin e eventeve madhore të futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky zhvillim nënkupton rikthimin e Donald Trump në podiumin e kampionëve, ashtu siç ndodhi edhe në verën e vitit 2025, kur ai dorëzoi trofeun e Botërorit të Klubeve pas finales Chelsea–Paris Saint-Germain.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë fjalës së tij në Davos, Infantino theksoi edhe mesazhin e unitetit dhe paqes përmes sportit: “Jetojmë në një botë të ndarë, por futbolli mbështet paqen. Njerëzit i besojnë FIFA-s dhe vendeve pritëse të Kupës së Botës. Amerikat do të presin botën”, u shpreh ai, duke iu referuar organizimit të Botërorit nga SHBA, Kanadaja dhe Meksika.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?