
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbot ka takuar kreun e SPAK, Klodian Braho.
Në mesazhin e ndarë nga ambasada u diskutua puna në vijim dhe mbështetja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar për SPAK.
Më tej në mesazh thuhet se: Braho dhe Abbot riafirmuan partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht për të luftuar krimin e organizuar.