Infektohet me koronavirus mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës

Numrat e pandemisë së koronavirusit janë rritur ndjeshëm, duke mos kursyer edhe personazhe të botës së sportit. 5 lojtarë të Partizanit kanë rezultuar pozitivë ditët e fundit, ndërsa pak pas mesditës u publikua lajmi se është infektuar edhe ish-kryeministri i Kosovës.

Mësohet se pozitiv me Covid-19 ka rezultuar edhe mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Mirlind Kryeziu, futbollist i Zyrihut në Zvicër.

“Mbrojtësi i qendrës së Zurichut, Mirlind Kryeziu rezultoi sot pozitiv në testin e koronavirusit. Që nga shfaqja e simptomave të buta, ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje dhe aktualisht është në izolim në shtëpi me simptoma të lehta”, ka bërë të ditur klubi zviceran.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?