Iniesta: Eliminimi ndaj Napolit do të ishte fatal, presioni është i madh për Xavin

Andres Iniesta në prag të ndeshjes Barcelona-Napoli, mesfushori spanjoll rishikon situatën aktuale të ekipit katalanas, duke e cilësuar si një ndeshje vendimtare për fatin e Xavit.

“Është një ndeshje e komplikuar, e hapur, e vështirë për të treguar një favorit. Barça bëri mirë në ndeshjen e parë, por nuk fitoi. Napoli është përmirësuar në këto tre javë, ata kanë pasur një ndryshim psikologjik pozitiv me ndryshimin e trajnerit, ndërsa Xavi ka humbur dy lojtarë të rëndësishëm si Pedri dhe De Jong.

Të dy janë kampionë në kampionatet e tyre përkatëse dhe janë në vështirësi. Unë kam besim në përparimin e Barçës, por nuk do të jetë e lehtë sepse konteksti është i veçantë, një eliminim i mundshëm do të ishte shumë i rëndë dhe kjo nuk ndihmon, presioni është i madh”, tha mesfushori i Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?